Kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë “Dar Maideti” për Tregti Gjenerale dhe Kontraktuese në Kuvajt vizitoi Shqipërinë me ftesë zyrtare nga z.Dritan Pashako – kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Kuvajt.
Vizita përmbajti takime me personalitete zyrtare për të shqyrtuar mundësitë e investimeve në Shqipëri. Ai zhvilloi një takim me ministren e Turizmit znj. Eglantina Gjermeni ku ajo i paraqiti lehtësirat e ofruara nga Qeveria Shqiptare për investitorët e interesuar për të investuar në fushën e turizmit në Shqipëri. Ajo theksoi se Shqiperia është një vend i cili ka natyrë, plazhe dhe male mahnitëse, dhe posedon gjithë nevojat atraktive turistike të cilat përshtaten me të gjitha shijet, veçanërisht vija bregdetare dhe klima e ngrohtë.
Kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë “Dar Maideti” u prit gjithashtu nga kryetari i Bashkisë së Tiranës në zyrën e tij në prezenncë dhe të disa sipermarësve shqiptar për të diskutuar rreth mundësive për investim në Shqipëri. Ai vizitoi gjithashtu ambasadën e shtetit të Kuvajtit në Shqipëri ku u prit nga konsulli kuvajtjan z. Jaser Al-Badar i cili vlerësoi si të shkëlqyera marëdhëniet Shqiptaro-Kuvajtiane dhe shprehu gatishmërinë e ambasadës për të mbështetur të gjithë investitorët kuvajtjan në Shqipëri.
Vizita përmbajti dhe vizitën e disa pikave turistike si në bregdet ashtu dhe në zona malore, pasi Shqipëria shquhet për plazhet e saj të mrekullueshme në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.
Në përfundim të vizitës, kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë “Dar Maideti” falenderoi z. Dritan Pashako – kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Kuvajt për ftesën dhe uroi suksese për të gjithë. Ai falenderoi Ministren e Turizmit znj. Eglantina Gjermeni për pritjen e ngrohtë. Falenderoi gjithashtu kryetarin e bashkisë së Tiranes per mikpritjen, dhe një falenderim të veçantë për konsullin shqiptar në Kuvajtit për mikpritjen gjatë udhëtimit në Shqipëri.