Në 19-20 Nëntor kryeministri Shqiptar Edi Rama në krye të një delegacioni të lartë Shqiptar zhvilloi një vizitë të frytshme pune në shtetin e Kuvjatit. Në këtë takim të nivelit të lartë ndërqeveritar kryeministri Rama u prit nga Kryeministri homolog Sheik Jaber Al-Mubarak Al Hamad Al-Sabah, Princi I Kurores Sheiku Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah, ministri I jashtem I Kuvajtit Sheik Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabahe dhe disa ministra të tjerë si ai i Shendetësisë dhe ai i ekonomisë. Në delegacionin Shqiptar kryeministri Shqiptar shoqërohej nga Ministri i Jashtëm z/Ditmir Bushati dhe nga Ministri i Ekonomisë Tregëtisë dhe Sipërmarrjes z/ Arben Ahmetaj. Së bashku në delegacionin qeveritar bënin pjesë dhe krerët e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Kuvajt, kryetarët e bashkive më të mëdha në vend, si dhe 16 përfaqesues Biznesesh.
Në fjalën e tij Kryeministri Shqiptar I ka theksuar mardhëniet mes dy vendeve si speciale. Ai ka vënë theksin se keto mardhënie kanë nisur që në vitet 1990 kur Shqiperia ishte ndër të parat vende që dënuan me forcë pushtimin e Kuvajtit nga Iraku. Ai vleresoi lart projektet Kuvajtiane në bujqësi dhe transport nga ku Fondi Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab(KFAED) I cili që prej 1993 ka dhënë gjashtë hua me një vlerë 72.9 milion dollarë.
Gjatë bisedimeve dy paleshe u vu theksi në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve sidomos në fushën e Turizmit, Bujqësisë, Infrastukturës, Energjitikës, sektorit të ujit dhe pasurive të paluajtshme. Po ashtu mes homologwve u nënshkruan edhe katër marrëveshje të rëndësishme Mirëkuptimi në fushën e bashkëpunimit dhe zhvillimin e eksporteve Industriale, Mbrojtjen e mjedisit , Ruajtjen e Burimeve natyrore, Bashkëpunimi në Shëndetësi dhe heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave Diplomatike dhe të shërbimit.
Kryeministri Shqiptar kërkoi që sektori privat Kuvajtian të investojë më shumë në sektorë të ndryshëm të Shqipërisë duke u shprehur tërësisht I hapur dhe i gatshëm për të mirëpritur investimet dhe investitorët Kuvajtianë. Këtë gjë kryeministri Shqiptar e theksoi edhe në intervistën e tij për Agjensinë Kuvajtiane të Lajmeve KUNA ku theksoi se sektori privat kuvajtian mund të gjejë veten me investime të rëndësishme në Shqiperi në Turizëm, Bujqësi, Infrastukturë, Energjitikë, në sektorin e ujit, si dhe në atë të pasurive të paluajtshme.