Shqipëria është një ekonomi në rritje në Evropë dhe si e tillë, ajo ofron shumë mundësi të mëdha për investime. Kjo parajsë investimi, kryesisht e pashkelur dhe e pashfrytëzuar, karakterizohet nga një pozicion strategjik gjeopolitik me një shumëllojshmëri të pasur të terreneve. E vendosur në brigjet veri lindore të Detit Mesdhe, Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e transportit ndërkontinental, krahas aksesit të lehtë të porteve të mëdha të kontinentit të vjetër. Larmia e madhe e terreneve është një shenjë e rëndësishme që tregon qartë për pasurinë e madhe të burimeve natyrore të Shqipërisë të cilat ose janë të fshehura nën tokë, si mineralet dhe hekuri, ose mbizotërojnë mbi tokë, si lumenjt dhe pyjet.
Për të lënë në hije të gjitha atributet e lartpërmendura të arenës ekonomike shqiptare, na duhet me doemos të përmendim moshën e re të popullit të saj. Në kundërshtim me pjesën tjetër të kontinentit të vjetër, Shqipëria ka një popullsi shumë të re, dinamike dhe me arsim të mirë. Në dekadën e fundit norma e të diplomuarve me arsim të lartë është rritur ndjeshëm. Ky faktor është i mjaftueshëm për të garantuar suksesin e çdo projekti që mund të kërkojë një numër të madh të drejtuesve të rinj të aftë dhe profesional.
Me pak fjalë, Shqipëria është vendi më i mirë për të investuar, sepse ajo i ka të gjitha kriteret e nevojshme për të shënuar një përparim ekonomik të shpejtë dhe, duke marrë parasysh reformat e fundit politike në nxitjen dhe mbështetjen e investimeve të huaja, ky kërcim gjigand është padyshim fare pranë. Por, siç thotë edhe shprehja popullore "kush mëngoi, gëzoi”, vetëm pionierët e guximshëm për të investuar në Shqipëri, do të shijojnë në maksimum avantazhet dhe fitimet e një përparim të tillë.
Më poshtë po ju rendisimi një listë të shkurtër të reformave të fundit në politikat ekonomike që Qeveria e Shqipërisë ka zbatuar me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja.
Ligji nr.7764, datë 1994/02/11, "Për Investimet e Huaja 'tërheq kuadrin e përgjithshëm për investimet e huaja në Shqipëri. Ai i ofron të gjithë individëve të huaj, qofshin persona fizike apo juridike, një sërë dispozitash që përfshijnë:
* Nuk ka sektor të mbyllur për investimet e huaja dhe nuk është i nevojshëm një autorizim paraprak nga qeveria për të investuar.
* Nuk ka asnjë kufizim në pjesën e përqindjes së pjesëmarrjes së huaj në kompanitë: mund të themelohen kompani me pronësi të huaj100%.
* Investimet e huaja nuk mund të shpronësohen apo shtetëzohen drejtpërdrejt apo tërthorazi, me përjashtim të rrethanave të jashtëzakonshme në interes të përdorimit publik të përcaktuara me ligj.
* Investitorët e huaj kanë të drejtë për të riatdhesuar të gjitha fondet dhe kontributet në formën e investimeve.
* Garantohet trajtim më i favorshëm në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Nuk ka dallim në mes të investitorëve të huaj dhe vendas të parashikuar në ligjin nr.7638, "Për shoqëritë tregtare". Ky ligj rregullon veprimtarinë e kompanive dhe përcakton llojin e strukturës ligjore nën të cilën ato mund të formohen.
Sistemi tatimor i Shqipërisë gjithashtu nuk diskriminon kundër investitorëve të huaj. Për më tepër, legjislacioni në lidhje me procesin e prokurimit publik bën pak dallim midis firmave të huaja dhe vendase.
Qeveria shqiptare siguron trajtim të veçantë për investitorët e huaj. Ajo u jep atyre lirinë për të investuar në të gjithë sektorët e ekonomisë lokale, i përjashton ata nga një autorizim paraprak të qeverisë, u heq atyre cdo kufizim për të gëzuar pronësinë të plotë për vete apo për kompanive të tyre dhe u lejon atyre fitim të pacunguar dhe riatdhesim të kapitalit të vënë.
Siç u përmend më lart Shqipëria është një ekonomi në rritje me potenciale të pakontestuara për një bum të madh dhe të shpejt ekonomik. Si e tillë, çdo sektor ekonomik saj përbën një shans të madh për të investuar me fitime të garantuara. Sektorët kryesorë që garantojnë fitime të mëdha janë energjia e ripërtëritshme, turizmi, bujqësia, fabrikat, shërbimet e transportit dhe logjistikës, telekomunikacioni, minierat etj Disa nga burimet natyrore të cilat gjenden me bollëk në Shqipëri janë kromi, hekuri, nikeli, qymyri, lënda drusore, uji etj
Në vijim po japim një përshkrim të shkurtër për disa nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare në mënyrë që të krijohet nje ide më e qartë për sa i përket peisazhit të përgjithshëm të saj.