Përfaqesi e lartë e shtetit shqiptar e përfaqësuar nga kryeministri i vendit Z. Edi Rama ka zhvilluar një takim zyrtar dy ditor në shtetin e Kuvajtit.
Në këtë takim kryeministri i vendit është takuar me Kryeministrin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Xhabir Al-Mubarak Al-Hamad Al-Sabah, me Princin i Kurorës, Sheikh Naëaf Al-Ahmad Al-Xhaber Al-Sabah, si dhe krerë të tjerë të Shtetit të Kuvajti.
Ky takim eshte konsideruar plotesisht iI frytshem dhe shumë i rëndësishëm për mardhëniet midis dy vendeve. Gjatë kësaj vizite zyrtare janë nënshkruar marrëveshje konkrete për bashkëpunimin ekonomik, zhvillimin e qëndrueshëm, shëndetësine si edhe për lehtësimin e lëvizjes mes dy shteteve.
Pjesë e delegacionit shqiptar në këtë takim të rëndësishëm kanë qenë edhe një përfaqesi e kryesisë të Shoqates së Miqësisë Shqiperi – Kuvajt e përfaqesuar nga Kryetari I saj z. Dritan Pashako si dhe Sekretari I Përgjithshëm i kesaj shoqate z. Ervis Xhelo.
Pjesë e delegacionit qeveritar kanë qenë edhe një grup sipërmarrësish Shqiptarë nga investitoret më me ze në Shqiperi. Kulmi i kësaj vizite për Shoqatën e Miqesisë Shqiperi – Kuvajt dhe sipërmarrësve Shqiptare ishte prezantimi i saj në Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë së Kuvajtit.
Sekretari I Përgjithshëm i Shoqatës së Miqësisë Shqiperi – Kuvajt z/ Ervis Xhelo në fjalën e mbajtur në këtë takim shprehu rëndësinë e themelimit të kesaj shoqate, synimet fushat e bashkepunimit dhe prespektivat për të ardhmen e marrdhenieve mes dy kombeve mike e cila ka zanafillen e saj afro gjysem shekulli më parë dhe më shpresen se ato do të shkojnë drejt forcimit të metejshëm në të ardhmen.
- Në fjalën e tij Z. Xhelo shprehu falenderimin e tij për mirkpritjen nga drejtuesit më të lartë dhe populli mik Kuvajtian.
“Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë me ju!
Të nderuar zotërinj, përfaqësues të Dhomës së Tregisë dhe Industrisë së Kuvajtit! Është kënaqësi për mua t’ju shpreh konsideratat më të larta për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që na keni ofruar, gjë të cilën delegacioni ynë e ka konstatuar gjatë kësaj vizite në shtetin mik të Kuvajtit. Në fakt mikpritja dhe bujaria nuk janë vlera të huaja për Emirin e Kuvajtit, qeverinë dhe popullin mik kuvajtian”.
- Më tej z/ Xhelo solli një rezyme të mardhënieve historike mes dy kombeve
“Marrëdhëniet shqiptaro-kuvajtiane e kanë zanafillën shumë vite më parë, pothuajse përgjatë gjysmë shekulli dhe ato karakterizohen nga respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi konstruktiv. Në këtë kuadër dëshmi e qartë e këtyre marrëdhënieve është qëndrimi i vendosur i Shqipërisë në mbështetje të së drejtës së popullit kuvajtian duke e dënuar ashpër pushtimin me të cilin u përball vendi juaj në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar. Në vijim marrëdhëniet vëllazërore kaluan në një etapë të re të zhvillimit dhe konsolidimit pas rënies së sistemit komunist në vendin tonë, sidomos në vitin 1993. Kjo periudhë dallohet për rritjen e numrit të projekteve të zhvillimit nga ana e Fondit Kuvajtian të Zhvillimit Ekonomik, projekte të cilat janë evidente edhe sot e kësaj dite. Në të vërtetë qeveria juaj nuk ka reshtur së përkrahuri vendin tonë në çështjet kyçe që kemi hasur, ku vlen për t’u theksuar njohja e pavarësisë së Kosovës. Ky vendim i guximshëm i autoriteteve kuvajtiane pati një ndikim tejet pozitiv në shoqërinë shqiptare, ashtu siç ndikoi në shtimin e njohjeve të Kosovës nga vendet e rajonit tuaj e më gjerë.
- Një vend të rëndesishëm në konsolidimin e mëtejshëm të mardhënieve mes dy popujve z/ Xhelo e solli nëpërmjet formimit të Shoqatës së Miqësisë Shqiperi – Kuvajt anëtarë dhe partnerë të së cilës janë Shqiptarë dhe Kuvajtianë biznesmenë dhe intelektualë. Kjo shoqatë si një organizatë jo politike dhe jo fitimprurëse ka si qëllim konkretizimin e bashkëpunimit dy palesh si dhe rritjen e investimeve dypalëshe në të gjitha fushat konform akteve ligjore të dy vendeve tona.
“Duke u nisur nga dëshira për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve në të gjitha fushat, kemi ndërmarrë një nismë për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri -Kuvajt, për të qenë gurthemeli për përkthimin e këtyre marrëdhënieve të ngrohta dhe miqësisë së përbashëkt në arritje konkrete që do të kënaqnin të dyja palët. Shoqata e Miqësisë Shqipëri - Kuvajt përbën strukturën e pare në marrëdhëniet shqiptaro-kuvajtiane që nuk ka qëllime politike dhe është jofitimprurëse. Aktiviteti i Shoqatës sonë përqendrohet në sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kuvajtit në të gjitha fushat, veçanërisht në rrafshin ekonomik”.
- Në këtë bashkëbisedim të përzemërt dypalësh kryetari I Shoqatës së Miqësisë Shqiperi – Kuvajt z. Dritan Pashako vuri theksin në resurset e mëdha që ofron Shqiperia për investim si një vend në zhvillim, si dhe nevojeë për mbështetje logjistike e financiare në interest reciprok mes dy vëndeve tona.
“Shqipëria ofron fusha të ndryshme bashkëpunimi duke filluar qe nga buqesia , industria , nxjerrja dhe perpunimi I mineraleve, energjitika dhe deri tek Turizmi që është edhe kryefjala e një bashkëpunimi te frytshem në ekonominë Shqiptare. Klima Shqipetare ofron mbjelljen dhe kultivimin e fruti – kulturës, agrumeve dhe bimëve medicinale e atyre aromatike. Shqipëria është vendi ku mund të rriten dhe mbarështohen gjethët e gjalla.
Shqipëria ka pasuri të mëdha mbi dhe nëntokësore. Një bashkëpunim shumë i rëndësishëm mund të ishte ai i nxjerrjes dhe përpunimit të Nafës. Një rëndësi të madhe mund të ketë edhe nxjerrja dhe përpunimi i mineraleve të shumta nentokësore (kromit, bitumit, nikelit etj).
Koperimet në fushën e energjitikës janë po ashtu shumë të rëndësishme. Në Shqiperi ka burime të shumta dhe mundesi të mëdha në prodhimin e energjisë të pastër (hidrocentraleve)
Në Shqiperi mund të investohet në ngritjen e bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha duke vleresuar krahun e punës I cili nuk ka një kosto të lartë shpenzimi. Po ashtu mund të shfrytezohen maksimalisht favoret në taksat që Qeveria ka lehtesuar për bizneset të cilat kryejnë investime dhe kanë kontrata të rregullta me nënpunesit e tyre.
Shqipëria është vendi ku ndërthuren turizmi malor historik dhe ai bregdetar. Në këtë drejtim dyert kanë qenë të hapura jo vetëm për mirkpritjen e turisteve anekënd botës por edhe për investime serioze për ta kthyer Shqipërinë në një vend që duhet vizituar.
Në këtë kuadër Shqipëria ka nëvojë për vizion të qartë zhvillimi, projekte afat mesme dhe afat gjatë. Ajo ka nevojë për investime me interest të ndërsjelltë dhe për bashkëpunim të sinqertë. Duke përfituar nga fakti që një shtet mik më I vogel se Shqipëria ka pësuar zhvillime të tilla kolosale në cdo fushë të jetës ne mendojme se mund të gjejmë partnerin e denjë për një bashkëpunim të gjithanshëm.
- Më tej z.Xhelo radhiti disa nga fushat kryesore të bashkëpunimit si dhe synimet kryesore të cilat Shoqata e Miqësisë Shqiperi - Kuvajt dëshiron të promovojë dhe të arrijë në vazhdimësi.
“Prania jonë sot këtu me një grup sipërmarrësish nga sektorë të ndryshëm në Shqipëri është argument i bindshëm i suksesit të iniciativës sonë të përbashkët. Më lejoni të përmend në vijim në mënyrë të përmbledhur disa nga fushat e veprimtarive të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri - Kuvajt:
- Promovimi i resurseve të Shqipërisë në turizëm, bujqësi, agro-turizëm, projekt- ideve, biznes -plani për fusha të caktuara të investimit etj.
- Nxitja e investimeve kuvajtiane në Shqipëri.
- Hapja e ekspozitave të ndryshme në Shqipëri dhe Kuvajt për promovimin e produkteve dhe bizneseve të të dy vendeve, si dhe stimulimin e turizmit reciprok.
- Krijimi i lehtësirave, dhënia e informacioneve me qëllim njohjen e vendeve dhe mundësive për bashkëpunim dhe investim reciprok.
- Shkëmbimi i eksperiencave midis institucioneve kuvajtiane e shqiptare dhe trajnimi i tyre në fusha të ndryshme si bujqësia, arsimi, turizmi etj.
- Krijimi i një fondi për ndihmën e bizneseve të vogla shqiptare nëpërmjet granteve financiare të ndryshme.
- Lobimi mes dy shteteve shqiptaro-kuvajtiane për investime me interes të dy shteteve”.
- Në perfundim të fjalës së tij z/ Xhelo garantoi se kjo Shoqatë do të jetë një katalizator gjithnjë në rritje dhe partner i denjë për të konkretizuar cdo bashkëpunim dypalësh bazuar kjo në potencialin intelektual dhe njerëzor që shoqata posedon. Kjo sipas Xhelos është një mundesi për tiu bashkuar kësaj shoqate si një pertner i denjë.
“Ju bëj me dije se bashkëpunimi me Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Kuvajt garanton vendimmarrje të duhur e të suksesshme për të gjithë ata që shohin me seriozitet mundësinë e investimeve në Shqipëri, pasi ne kemi një grup konsulentësh dhe ekspertësh me përvojë në vlerësimin e tregut, investimeve, pasurive të paluajtshme dhe monitorimit ligjor e financiar. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin t’ju ftoj t’i bashkoheni Shoqatës sonë të përbashkët dhe të kontribuoni në realizimin e objektivave të saj”.